Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku ka reaguar pas raportimeve se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka injoruar himnin e Kosovës një ditë pas festës së Pavarësisë.
Çitaku e ka vlerësuaar si të turpshme dhe të pabesueshme veprimin e zëvendëskryeministrit.
“E turpshme, po aq sa e pabesueshme. Zv.kryeminister, shko në shtëpi. Flejë pak. Marre”, shkroi Çitaku.
Ndryshe, një video ka qarkulluar nëpër rrjete sociale, ku tregon zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi duke mos u ngritur në këmbë në momentin kur u intonua himni i Kosovës dhe ai i Gjermanisë.