Lushi: VV direkt ose indirekt ka pasë dorë në vd. ekjen e Astrit Deharit

Shkruan: Uk Lushi

Më vjen shumë keq për familjen e nderuar Dehari. VV e ka keqpërdorur dhe po vazhdon ta keqtrajtojë këtë familje. Siç ja keqpërdoroi djemtë. VV, ndoshta edhe direkt, indirekt gjithësesi, ka pasë dhe ka dorë në vde. kjet e tyre.

Dhe sot ndërsa janë në pushtet VV duket që po ia japin edhe gozhdën e fundit tragjedisë së familjes Dehari duke humbur mostrat dhe provat për rastin e Astritit.

Ministrja e padijshme Haxhiu, e cila e fshikullon kamxhkikun për dorëheqje gati për çdo njeri që është në pozitë shtetërore, sa herë ka kr. ime apo dështime, duhet pa asnjë mëdyshje të japë dorëheqje menjëherë, nëse ka vetëm një gram nder dhe ndjeshmëri për familjen Dehari.

Kjo është më e pakta që VV dhe pushteti duhet të bëjnë për familjen Dehari dhe sidomos vajzën e Astritit.