Këtë javë në emisionin Kojshia Show në DTV i ftuar ishte ish-sekretari i PDK’së, Adem Grabovci si dhe hoxha i mirënjohur Xhevat Kryeziu.
Në këtë emision u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend.
Hoxha Xhevat Kryeziu, ndër të tjera në këtë emision tha se manastiret të cilat, sipas tij, i ka përvetësuar Serbia, janë shqiptare.
Ai madje tha se shqiptarët e Kosovës para se të konvertoheshin në fenë islame, kane që ortodoksë.
Hoxha inkurajoi komunitetin ortodoks në Shqipëri që të ndërtojnë një Kishë Ortodokse në Kosovë dhe të bëjnë përpjekjet e tyre për ta thyer mitin serb se kishat në Kosovë kane qenë serbe.
Për më shumë, ndiqeni minutën 1:06:00 të emisionit.