“Vetëm të kërсej e kam mendjen”, 63-vjeçarja: Вurri më la amanet të shkoj te Ardit Gjebrea

E ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan për të folur rreth aktiviteteve të saj në moshën e tretë, Verdiana Nako tregon se është një zonjë shumë e gjallë. Pavarësisht humbjes së bashkëshortit apo vetmisë, ajo përpiqet të përfshijë sa më shumë veprimtari të ndryshme në jetën e saj.

63-vjeçarja thotë se ka qenë edhe bashkëshorti ai që e ka shtyrë të argëtohet sepse i ka lënë një amanet të veçantë ndërsa jepte frymën e fundit, lidhur me programin “E diela shqiptare” dhe moderatorin e saj, Ardit Gjebrea.

Verdiana Nako: Unë vetë nga natyra jam aktive, edhe pse jam në moshën 63 vjeç.

Katerina Trungu: Ti je shumë e re, mos më thuaj edhe pse jam 63 vjeç.

Ermelinda Ndoja: Si e mbush ditën, çfarë bën?

Verdiana Nako: Aktivizohem, shkoj ku ka emisione televizive e gjëra, unë vetëm për të kërcyer e kam mendjen. Unë kam zbatuar edhe amanetin që më ka lënë burri. Dy minuta para se të jepte shpirt, “do shkosh te Arditi, të argëtohesh” dhe unë e kam zbatuar atë që më ka thënë burri. Por ama dua të them një gjë me rëndësi, që unë derisa t’i shkoj pranë atë burrë nuk e tradhtoj./tvklan.al