Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyet se çfarë marrëdhëniesh ka me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Kurti u shpreh se me të ka marrëdhënie miqësore dhe zyrtare, por e tregoi edhe problemin që ka me kryeministrin shqiptar të shteti fqinj.
Kryeministri i Kosovës e ka kritikuar në mënyrë të drejtpërdrejte Abazoviqin, i cili sipas tij, nuk po e thotë të vërtetën e shqiptarëve për Beogradin dhe që i ka bërë koncesione Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.
“Problemi që kam unë me kryeministrin në detyrë në Mal të Zi është fakti që nuk e thotë të vërtetën e shqiptarëve për Beogradin dhe që i ka bërë koncensione kishës ortodokse serbe në Mal të Zi”, ka thënë Kurti në Klan Tv. /GazetaExpress