Më 3 prill fillon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjyqtari i Dhomave të Specializuara ka zyrtarizuar mbajtjen e seancës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Por, gjykatësi iu ka dhënë afat kohor prej 5 orësh për mbajtjen e seancës.

Prokuroria do të ketë jo më shumë se pesë orë kohë, mbrojtja e Rexhep Selimit do të ketë 1 orë kohë, ajo e Hashim Thaçit do ketë 3 orë kohë, mbrojtja e Jakup Krasniqit do ketë 1 orë e gjysmë kohë teksa mbrojtja e Kadri Veselit do ketë kohë 45 minuta, përfshirë edhe pyetjet nga trupi gjykues.