Përpos lidhjes aktuale me Luizin që po merr vëmendjen e gjithë publikut shqiptar, dihet se Kiara Tito ka patur edhe një tjetër lidhje shumë të përfolur, atë me Butrint Imerin. Moderatorja ka folur rrallë herë për jetën e saj private brenda shtëpisë,.
Teksa fliste për nevojat e saj në një lidhje, Kiara krahasoi përkushtimin e Luizit me atë të ish partnerit. “Më mungonte ajo që unë doja gjithmonë, ato përkedheljet, ai përkushtimi. Edhe kur nuk i bënte partneri thoja ‘skagjë se kështu natyre është ky’, ndërkohë që çdo ditë e më shumë unë kuptoja që ato gjëra realisht më mungonin.
Qoftë fjalët e bukura, qoftë përqafimet, qoftë përkushtimi. Edhe nuk e kuptoja çfarë kisha.
Thoja ‘çfarë kam një gjë që më mungon dhe s’po e kuptoj? Tani duhet të qëndroj vetëm sepse jam mësuar me këtë lloj raporti apo, jo, lëre dhe kërko atë që të bën të lumtur?’.
Jo se nuk më ka dashur apo respektuar, thjesht janë ca karaktere meshkujsh që nuk të shprehin dashuri, të trajtojnë më shumë si shoqe sesa si të dashur. Mirëpo duke të trajtuar si shoqe ty të humbet pasioni, emocioni dhe ti bëhesh shokë e shoqe.
Nuk është gjë e mirë kjo. Unë me Luizin, realisht kisha shumë kohë që nuk përjetoja emocione të tilla dhe ai ma jep atë gjë, më jep përkujdesjen, emocionin, më bën dhe të ndihem femër dhe çdo ditë e më shumë po e kuptoj këtë gjë. Më bën të ndihem mirë edhe kur më përkedhel, më puth, më jep ndjesi shumë të mirë.”– u shpreh Kiara.