Momente nga shpetimi i familjes 5 anetareshe
Një familje me pesë anëtarë është gjetur e gjallë nën rrënoja, pas 129 orësh nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën. Mediat vendase shkruajnë se ky lajm ka shtuar shpresat se pas kaq shumë orësh, nën rrënoja ka ende njerëz të gjallë.
Ekipet e kërkim-shpëtimit arritën fillimisht të nxirrnin nënën dhe njërën nga vajzat e familjes. Më vonë, djali i familjes Sadık Buğra, u shpëtua nga rrënojat. Aktualisht po punohet për nxjerrjen e babait dhe vajzës tjetër.
Po ashtu, një i ri 20-vjeçar i quajtur Ülkü, nisi të fliste kur u afruan ekipet e kërkim-shpëtimit dhe u gjet i gjallë në rrënojat e ndërtesës së apartamenteve Necip Fazıl Kısakürek, në lagjen Elbistan të Kahramanmaraş, 128 orë pas tërmetit.
Pamje nga vazhdimi i kerkimeve nee Turqi
Pas kaq orësh u shpëtua dhe 13-vjeçari Arda Can Övün, i cili mbeti i bllokuar në rrënojat e ndërtesës në lagjen Antakya të Hatay. Pas 128 orësh nga tërmeti me magnitudë 7.8 i së hënës, edhe një foshnjë 2 muajshe kishte mbijetuar nën rrënoja dhe u shpëtua nga ekipet.