Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas telefonatës të kryeministrit Kurti me Këshilltarin e Lartë të DASh, Derek Chollet.
Hovenier ka thënë se ShBA mbështet plotësisht hapat e ardhshëm që do të merren konform propozimit evropian, derisa shtoi se ky progres është i rëndësishëm për Kosovën.
“Ne do të mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së. Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën pasi ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare”, shkroi Hovenier në Twitter.