Sot e kam shumë të vështirë të investojë në Kosovë. U shpreh kështu, presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behxhet Pacolli. I ftuar në Tëvë1, Pacolli deklaroi se frika për të investuar në Kosovë erdhi nga disa raste kur është prekur pasuria e ndonjë firme apo ndërmarrje.
“Nëse flas nga pozita e një ndërmarrësi, sot e kam shumë të vështirë të vendos për të investuar në Kosovë. E kjo për shkak se kur shoh shkrimet në media se i është marrë terminali një firme, është marrë pasuria e një ndërmarrje dhe aty unë frikësohem. Prona private është e shenjtë, asnjëherë nuk duhet të preket nga askush, pa marrë parasysh çfarë politikash bëjmë. Një politikë e gabuar mund ta fundosë një shtet”, tha Pacolli në emisionin “Info Nata”.
Madje, Pacolli vlerësoi se politikat e Qeverisë aktuale janë të gabuara, pasi siç tha ai, kryeministri Kurti, asnjëherë nuk i ka vizituar qoftë edhe ndërmarrjet e vogla./teve1.info/