Xhevdet Pozhari, analist, ka shkruar një opinion, në të cilin ka analizuar deklarimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili dje ka shfaqur gjashtë kushtet për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, Zajednica nuk kalon.
“Pra, nëse Albin Kurti dikur thoshte Zajednica nuk kalon me asnjë kusht, tash e ka ndryshuar në: Zajednica kalon “kur të qel selxhja, rrush”! Së paku kjo nënkuptohej nga kushtet e vendosura, e që në thelb kishin një porosi të vetme: Zajednica nuk do të bëhet kurrë, së paku jo me këtë Qeveri!” – shkroi ai.
Pozhari ka shkruar se në këtë grackë të Kurtit ka rënë lehtësisht opozita.
“Kjo ishte edhe gracka në të cilën ra me lehtësi Opozita, pa përjashtim. Këtë qëndrim u munduan ta interpretojnë si lëshim, e kur në fakt ishte saktësisht e kundërta, kryeministri Kurti po e betononte qëndrimin tashmë edhe nga pozita e të parit të Qeverisë.” – shkroi ai.