Asociacioni është Zajednicë e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, ajo s’po zbatohet nga unë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në Kosovë është Zajednicë e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës .
“Duke ju falënderuar qeverisë me mua kryeministër nuk po zbatohet, i kam përmendur gjerë e gjatë 6 kushte për asociacionin, Zajednica e Thaçit dhe Mustafës nuk po zbatohet nga unë se ka qeveri demokratike”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka thënë se me ardhjen e tij në pushtet nuk u mbajtën zgjedhjet serbe në Kosovë.

Shefi i ekzekutivit ka ironizuar me opozitën, duke thënë se me aq zell sa i thonë atij që mos të pranojë marrëveshjen finale pa njohje reciproke, t’ia thonë këto fjalë edhe përfaqësuesit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Kur po jep deklarime Escobari që një njeri smund ta ndalë asociacionin në Kosovë, atëherë pres deputetët e opozitës të thonë Kurti kundër asociacionit mono etnik kundër Serbisë nuk është vetë.