Këtë javë, në ciklin e emisioneve “Porosia e Lokes” në Kojshia Show, mysafire ishte Rrushe Qorraj, një 77-vjeçare nga Rugova, e cila pos që përgatiti ushqim tradicional, foli edhe për aktualitetin në përgjithësi në Kosovë se qysh e sheh ajo, shkruan Korrespodenti.
Ajo tha se krejt rinia ikën nga vendi dhe për këtë e fajëson kryeministrin Albin Kurti. Lokja e frustruar nga gjendja aktuale shau kryeministrin, duke mos kursyer edhe ish-udhëheqësit e PDK’së dhe AAK’së, për qeverisjen e tyre të mëparshme.
“Tash edhe më shtir u ba. Ton rinia ikën e i lanë prindërit, i lanë pleqtë nëpër dome, i lanë nëpër shtëpia të thata, tona këto, Albin ‘Kuta’ ua bani, nuk o Albin Kurti po Albin ‘Kuta’.
Ndiqeni minutën 04:00 në videon e më poshtme për ta dëgjuar mesazhin e saj për kryeministrin Kurti.