Nëse hani këtë ushqim për mëngjes, do të mbroni zemrën tuaj

Shumë njerëz janë të vetëdijshëm se mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm, pasi siguron energjinë e nevojshme për të nisur ditën. Edhe pse mund të preferoni drithërat në vaktin e parë, studimet tregojnë se vezët në fakt do të ishin një zgjedhje më e mirë sepse mbrojnë zemrën.

Studimi, i publikuar nga eLife, përfshiu 4778 pjesëmarrës nga mosha 30 deri në 79 vjeç. 1377 prej tyre nuk kishin pasur më parë sëmundje kardiovaskulare ndërsa 3401 kishin pasur dhe të gjithë u pyetën se sa shpesh kanë ngrënë vezë, si dhe ushqime të tjera si orizi, mishi dhe perimet.

Kur autorët e studimit shikuan gjakun e pjesëmarrësve, ata zbuluan se ata që hanin vezë rregullisht kishin më shumë apolipoproteinë A1 në sistemet e tyre, gjë që mund të çojë në formimin e molekulave të lipoproteinës me densitet të lartë që ndihmojnë në parandalimin e sulmit në zemër dhe goditjes në tru.

Përveç kësaj, ata që i përfshinin vezët në dietën e tyre ditore kishin më pak metabolitë të lidhur me sëmundjet e zemrës. “Rezultatet ofrojnë një shpjegim të mundshëm se si konsumimi i sasive të moderuara të vezëve mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës,” tha autori i studimit Canking Yu.

Në të njëjtën kohë, Yu pranoi se “duhen më shumë kërkime për të konfirmuar rolin shkakësor që luajnë metabolitët e lipideve në marrëdhënien midis konsumit të vezëve dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare” /abcneews.al