Banorja e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Melisa ka komentuar ndarjen e Xhulit me Atdheun, teksa një gjë e tillë duket ta ketë lumturuar pafund.
Të paktën këtë e ka pranuar vetë Melisa, e cila ka thënë se nuk e ka besuar asnjërin prej tyre në raport me njëri-tjetrin.
“Më bëhet shumë qejfi që nuk janë bashkë. Sinqerisht unë nuk e kam besuar as Xhulin as Atdheun, ndoshta sepse nuk i besoj as lotët e Xhulit sepse jam ai lloj tipi që askush nuk mi sheh lotët dhe në qoftë se unë qaj, qaj për veten time”,ka thënë Melisa pos tjerash.
Ndiqeni deklaratën e saj të plotë të bërë gjatë spektaklit të sotëm Prime, përmes videos në linkun e mëposhtëm.