Ilir Shaqiri futet në shtëpinë e BBV, Olta e përqafon e para, por ai “shpall” fitues Luizin

Duket se surprizat për banorët e Big Brothet VIP2 nuk kanë të mbaruar, në lidhje me lojën e caktuar sot nga “Vëllai i Madh” ku nuk duhet të reagojnë nga situatat e ndryshme apo personat që futen në shtëpi.

Në kuadër të një loje brenda shtëpisë është futur fituesi i edicionit të parë i këtij formati, Ilir Shaqiri. Ai ka dal në oborr teksa të gjithë banorët janë mbledhur rreth tij.Por, Olta prishi lojën duke shkuar dhe e përqafoi, gjë e cila ka sjellë reagimin e fortë të banorëve kundër saj më pas.

Por, ajo se çfarë tha Ilir duket se nuk i pëlqeu aspak Oltës. Ai ka takuar më pas edhe banorët e tjerë, ku Luizi i ofroi atij një cigare teksa nis pa humbur kohë bisedën me banorët e tjerë.

Ndaj tij nuk ka munguar dhe kurioziteti i banorëve për të ditur infomacione nga jashtë dhe se si shihen ata nga audience.
Pjesë nga biseda:
Iliri: Kush ka hyrë i parë do dal i fundit.
Luizi: Olta ka hyrë
Iliri: Ti hyre i fundit, por ndoshta do jesh i pari në fund.