Analisti Nexhmedin Spahiu, ka reaguar pas ndryshimit të emrit të një segmenti të rrugës “Ibrahim Rugova” në Tiranë.
Me anë të një postimi në Facebook, ndryshimit e emrit të një pjese të rrugës “Ibrahim Rugova” në Tiranë, Spahiu e ka vlerësuar si poshtërim të figurës së ish-presidentit Rugova.
“Shpreh fuqishëm protestën për ndryshimin e emrit të gjysmës së rrugës “Ibrahim Rugova” në Tiranë. Ky është një poshtërim figurës se themeluesit të shtetit të Kosovës që po ia bëjnë Edi Rama e Erion Veliaj”, ka shkruar Spahiu.