Për nismën e Ballkanit të Hapur, Publicisti Baton Haxhiu ka thënë se si mund të kundërshtohet nga Qeveria e tanishmë në pushtet dhe të thotë se është projekt i Serbisë, kur partner kryesor ekonomik e ka Serbinë.
I ftuar në Debat Plus, Haxhiu ka thënë “Si është e mundur që ne blejmë mallra të vazhdueshme nga Serbia, e këndej e kundërshtojmë Open Balkan”.
Ndërsa për këtë, edhe analisti Visar Ymeri ka thënë se edhe në Procesin e Berlinit jemi me Serbinë, e njësoj jemi edhe në Ballkanin e Hapur, me një vend që nuk na njeh.
Ymeri, për inciativën e Ballkanit të Hapur, ka thënë se procesi i Berlinit dhe kjo nismë nëse shikohen për nga aspekti ekonomik, thelbësisht nuk ndryshojnë shumë.
Sipas Ymerit, ideja e Ballkanit të Hapur është përforcim i procesit të Berlinit.
Sipas Ymerit, Kosova ka menduar se nëse nuk merr pjesë në Open Balkan, kjo iniciativë do të zhbëhet, sepse nuk kanë nga të shkojnë, por siç thotë ai ky mendim rezulton i paqëndrueshëm.