Prifti At Nikolla Xhufka zbulon bisedën me priftin serb: Ai me tha ik me t’mira se të rrahim, unë jam zot shtëpie këtu

Në emisionin Kojshia Show, këtë javë mysafirë ishin prifti ortodoks nga Shqipëria, At Nikolla Xhufka, historiani i njohur, Hakif Bajrami, imami Xhevat Kryeziu si dhe aktivisti Bekë Zefi, ku diskutuan për manastiret në Kosovë, në veçanti për Manastirin Decanit, shkruan Korrespodenti.

Ekipi i emisionit Kojshia Show ia mundësoi At Nikollës që ta vizitojë Manastirin e Deçanit, në të cilin, ashtu edhe siç pritej, nuk pati një pritje miqësore nga drejtuesit e manastirit. At Nikolla në këtë emision zbuloi se kur ishte futur brenda në Manastirin e Deçanit, prifti serb, pasi e kishte kuptuar se ky është shqiptar, i kishte thënë që të largohet sa më parë, përndryshe do të rrahet nga drejtuesit e këtij Manastiri.

Ndiqeni emisionin nga minuta 10:00 për të mësuar më shumë se çfarë kishte ndodhur.