E thotë eksperti i sigurisë: Albin Kurti mund të largohet, ja kush do të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës

Eksperti i cështjeve të sigurisë Bedri Elezi, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shumë të interesuara që të zgjidhin problemin mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshjeje finale.

Ai ka thënë se po punohet intesivisht që kjo marrëveshje të arrihet brenda vitit 2023 dhe si kusht i parë është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Si veprim para marrëveshjes finale është Asociacioni i komunave me shumicë serbe apo “Zajednicës”, sic e quante partia në pushtet (Lëvizja Vetëvendosje). Ka një përpjekje të vazhdueshme jo vetëm nga qeveria amerikane, por edhe nga faktorë të tjerë nga BE-ja, që dëshirojnë të kemi një marrëveshje për Asociacionin, me çka sipas tyre duhet të rregullohet edhe statute juridik i serbëve, për të cilët edhe kemi parë aktivitete të ndryshme të dhunshme”, ka thënë Elezi në një emision televiziv në TV Klan, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës po mban dy qëndrime për Asociacionin.

“Në fakt kemi dy qëndrime të Qeverisë së Kosovës sa i përket Asociacionit, një qëndrim për konsum publik ku kryeministri dhe qeveria deklaron se nuk do të kalojë Asociacioni dhe se u janë dhënë shumë të drejta serbëve, por në fakt kemi edhe biseda të cilat përfaqësues të qeverisë zhvillojnë me faktorë relevantë, që po ndihmojnë çështjen e Asociacionit, ku janë pajtuar që të kemi një Asociacion, por po punohet për modalitetet se cfarë niveli të strukturimit do të ketë ky Asociacion”, është shprehur më tej eksperti i sigurisë.

I pyetur nëse Kurtit po i rrezikohet karriga e kryeministrit për shkak të kundërshtimit për ASK, Elezi ka thënë se padyshim se nëse Kurti nuk do të jetë i gatshëm që të çojë përpara çështjen e Asociacionit, ai do të largohet nga pozita, qoftë përmes dorëheqjes apo qoftë përmes largimit që mund t’i bëhet nga ndërkombëtarët dhe nga faktori i brendshëm, dhe vet partia e tij VV-ja.

Ai ka theksuar se çështja e Asociacionit është e kryer dhe do të ndodhë së shpejti me disa ndryshime të vogla.

Ai është pyetur se a ka një kandidat për kryeministër nëse Kurti largohet.