Tomë Gashi i reagon ashpër LDK-së – “godet” Sylë Hoxhën!

Tomë Gashi së fundmi ka qenë pjesë e një debati televiziv, kësaj radhe ai ka “goditur”, LDK, duke ia përmendur Sylë Hoxhën.

Sipas tij LDK ka kandidat deputet që ka qenë i angazhuar në rastin Dehari e nuk ka arritur të zbuloj detaje për vrasjen në fjalë.

“LDK ka kandidat për deputet ish prokurorin Sylë Hoxha i cili është bërë sinonim i LDK-së në zgjedhjet e 14 Shkurtit.Sylë Hoxha si prokuror ka qenë i angazhuar në rastin më të rëndë në Kosovën e pasluftës – vrasjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren”, u shpreh avokati.

Më tej, Gashi thekson se Sylë Hoxh ka qenë prokurori që e ka konsideruar vdekjen e Astrit Deharit vetëvrasje.

“Sylë Hoxha si prokuror e pat konsideruar vrasjen e Astrit Deharit si vetëvrasje! Këta e kanë Sylë Hoxhen kandidat e ne do ta kemi Avni Deharin deputet”, u shpreh Gashi.