Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha në Prime Time ka kritikuar Kurtin për qeverisjen e tij dy vjeçare me Kosovën.
Musliu tha se po ta kishte dashur, kryeministri Kurti vendin e tij, do e kishte rritur fëmijën e tij në Kosovën, ashtu siç po bën në luftën në Ukrainë, presidenti i këtij vendi, Zelensky.
“Gjema një kryeministër të botës në vendet demokratike, i cili qeverisë me një vend, dhe familjen e ka me një shtet tjetër. Zelensky në luftë është edhe aty e ka bashkëshortën, fëmijët e popullin me vete. Nuk mbrohet dikush që se mbron vetën. Nuk mundet një kryeministër që vendin e vet nuk e sheh të denjë për familjen e vet me jetu, s’mundet me ju dhënë qytetarëve të Kosovës më shumë. Po ta kishte dashur vendin, Albin Kurti e kishte rritur fëmijën e tij në Kosovë”, tha Musliu.