Një platformë interneti për vlerësimin e dyshekëve të gjumit po kërkon pjesëmarrës në një studim masiv.
Pjesëmarrësit do të paguhen 1000 dollarë për të ngrënë ushqime me djathë para se të flenë. Faqja amerikane “Sleep Junkie” tha se po i kërkon pesë “ëndërrimtarë të qumështit”, për të vërtetuar efektin e djathit në gjumë.
“Ne gjithashtu duam të shohim, nëse kjo është e vërtetë, a kanë djathëra të ndryshëm më shumë efekt se të tjerët”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Pjesëmarrësve do t’iu kërkohet që pasi të zgjohen, të vlerësojnë gjumin, të tregojnë nëse panë ëndrra dhe të tregojnë për efektin e dyshekut pas ngrënies së djathit.
“Ne jemi të vetëdijshëm se nuk janë vetëm ankthet që mund të bëjnë kërdi në gjumë të mirë të natës, kështu që duam të shohim nëse ekziston një lidhje mes llojeve të ndryshme të djathit dhe simptomave të tjera që mund t’iu shqetësojnë”, u tha tutje nga platforma. Studimi do të zgjasë tre muaj e aplikimet do të pranohen deri më 10 shkurt.