Biznesmeni ndali ndihmën në ‘Worl Food Program’, derisa të futet aty Kosova

Biznesmeni Burim Piraj ka treguar se ka qenë donator në World Food Program, por e keqja mbetet se ende nuk figuron aty shteti i Kosovës, prandaj edhe e ka ndalur ndihmën.

Lajmin Piraj e ka bërë përmes një postimi në Facebook.

“Kam qenë donator i World Food Program!

Në ndërkohë pas shumë muajve kur dëshirova të shtoj aktivitetin e kuptoj se vendi ynë Republika e Kosovës nuk figuron në listën e shteteve pranë WFP!

Edhe pse duhet të ndërpres ushqimin e disa fëmijëve në botë sidomos në Afrikë, më është dashur të marr vendim për anulimin e donacioneve deri në atë moment kur Republika e Kosovës të figuron në listën e shteteve të WFP edhe pse kontibuti im nuk ka qenë aq shumë domethënës por prapëseprapë ka qenë donacion.

Paqja qoftë mbi ju!”, ka shkruar ai në reagim.