Gazeta franceze “Le Journal du Dimanche” raportoi se një laptop me të dhëna sensitive u vodh në banesën e gjykatësit të Specialës në Paris të Francës.
Siç shkruan kjo gazetë, ky rast ka ngritur shqetësime te autoritetet franceze.
“Banorët e një ndërtese e thirrën Policinë pasi vërejtën që dera e fqinjit të tyre ishte hapur me forcë”. Kështu e përshkruan rastin kjo gazetë, duke theksuar se “nuk ishte vjedhur asnjë gjë me vlerë, përveç një laptopi”, raporton gazeta franceze.
Për lajmin ka reaguar edhe përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Faton Klinaku, duke thënë se nëse ato të dhëna i vijnë, ‘edhe fshehtë nuk mbahen’
“Grabitje në Paris: Një gazetë franceze raporton se i është vjedhur laptopi një gjyqtari të Speciales me të dhëna sensitive. E nëse na vijnë këto të dhëna, çka me ba unë?Edhe fshehtë nuk mbahen!”, ka shkruar Klinaku.