Avokatja Nexhmije Beqiri është shprehur se të gjithë gjyshet shqiptare po ikin nëpër shtetet e huaja për të mbajtur nipërit dhe mbesat.
E ftuar në Euronews Albania, ajo tha se gjyshet i lënë burrat në Shqipëri dhe sipas saj ku është kthyer një problem i madh në Shqipëri.
“Gjithë gjyshet kanë ikur nëpër botë për të ndihmuar fëmijët e tyre për të mbajtur nipërit dhe mbesat. Ndërkohë burrat i lënë në Shqipëri. Ky është një problem i madh social në Shqipëri”- tha ajo.