Prifti nga Gjakova: Program më të degjeneruar se Big Brother, nuk ka!

Prifti nga Gjakova, Don Dominik Kukeli, përmes një statusi në rrjetin e tij social, Facebook, ka komentuar realityshow-n që ndiqet me të madhe nga shqiptarët, Big Brother.

Sipas Kukelit “Big Brother” është program i dëmshëm e i degjeneruar në aspektin moral.

“Program më të dëmshëm (më të degjeneruar) në aspektin moral dhe edukues se Big Brother, nuk ka” – shkroi Kukeli.

Big Brother, kohët e fundit është bërë një nga programet me të shikuara si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, duke u bërë shpesh edhe pre e kritikave të shumta për përmbajtjen e mesazhet që përçon në shoqëri.