Për herë të parë publikohet paraqitja e Ibrahim Rugovës para gazetarëve gjatë mas’akrës së Prekazit

Sot kur po përkujtohet Presidenti Historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në rastin e ndërrim të jetës së tij 17 vjet më parë, në KlanKosova emisioni “FAKTE me Adnan MEROVCIN” i është kushtuar në tërësi jetës dhe veprës së tij.

Pas rrëfimit ekskluziv të nënës së Ibrahim Rugovës më 1993, Sofë Rugova dhe djalit të axhës së tij, Rrustem Rugova, është publikuar për herë të parë edhe fjalimi i Rugovës më 1998 pas masakrës së Prekazit mbi familjen Jashari. Gjithashtu, janë publikuar edhe disa pamje ekskluzive të dëmeve mbi Kullat e Jasharëve.