Presidenca e Kosovës i ka reaguar Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, e cila e kritikoi Vjosa Osmanin, presidente e Kosovës, për mos reagim e vizitë në vendet e prekura nga vërshimet.
Në një postim në Facebook, Bekim Kupina, këshilltar i Osmanit, e ka quajtur deklaratën e Çitakut si absurde.
“Presidentja çdo ditë punon për qytetarët e Republikës, ndaj deklaratat absurde, siç është kjo e znj.Çitaku sot, tregojnë se ka të tillë që pikërisht kur duhet të mbrohet interesi qytetar, nxiten nga interesa të ngushta me qëllim që ta sulmojnë Presidenten. Për dallim nga znj.Çitaku, Presidentja e vendit e di shumë mirë edhe kush janë qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe ku janë kufijtë e Republikës së Kosovës.” – shkroi ai në pyejte.