Ish i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun e Kosovës me Serbinë, Richard Grenell ka thënë se Kryeministri Albin Kurti duhet të zbatojë marrëveshjet që kanë nënshkruar liderët e më hershëm të Kosovës.
Sipas tij nuk ka nevojë për negociata, vetëm duhet të zbatohen këto marrëveshje që janë.
“Ne kemi shumë marrëveshje, lidhur me asociacionin, lidhur me progresin, në pjesën veriore të Kosovës, nuk kemi më nevojë për negociata, le të zbatojmë këto që kemi, dhe besoj se këtë po kundërshton Albin Kurti, dhe kjo është e gabuar, ai duhet të zbatojë marrëveshjet që kanë nënshkruar liderët e Kosovë përpara tij, por nuk do të habitesha që Albin Kurti të kundërshojë çfardo marrëveshje amerikane”, tha Grenell në Syri Tv.
Tutje, ai shtoi se Kosova duhet të përqendrohet te shtimi I punëve dhe rrotjes ekonomike pasi sipas tij çështjet politike janë të rëndësishme, por nuk janë parësore.
“Unë dua të përqendrohem te shtimi i punëve në Kosovë, unë nuk po them se çështjet politike nuk janë të rëndësishme, por nuk janë parësore, le të flasim për zhvilim ekonomik, për vendet e punës, le të hapim kufijtë le të sjellim sa më shumë invesitme. Nuk po e them që t’i bashkohen Serbise, duhet të kenë dialog për çështjet poltike por është më e rëndëshime të gjejnë zgjidhje se si të zhvillohet vendi ekonomikisht”, u shpreh Grenell.