Humolli: Nuk kam pasur presion nga Vetëvendosje për të mos e votuar trustin

Humolli ka thënë se s’ka pasur presion brenda Lëvizjes Vetëvendosje për mos votuar Trustin.

“Jo nuk kam pasur presion brenda Vetëvendosjes. Më shumë ka sqarime e udhëzime, ai që e ka qasjen ndryshe ka të drejtë të shprehet ndryshe”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Humolli thotë se nga partia në pushtet ka votuar ai, ndërsa thotë se një pjesë e deputetëve nga opozita nuk kanë votuar.

“Nuk është mobilizuar opozita apo ai që e ka ofruar për arsye se një pjesë e deputetëve nga opozita nuk kanë votuar, ndërsa nga pozita kam votuar unë dhe kanë abstenuar dhe një pjesë nuk kanë dashur që të vijnë në Kuvend. Këtë rast po kam përshytpje që ka nevojë që çdo nismë që bëhet me u përpunu terreni më mirë dhe më përgatit sqarimin me deputetë dhe me qytetarë”, ka thënë Humolli.