Deputeti i PDK-së ofron shtëpinë e tij për strehimin e ndonjë familje nga Skenderaj

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka ofruar strehim për ndonjë familje të Skenderajt të goditur nga vërshimet e ditëve të fundit.
Këtë njoftim ai e ka dhënë përmes një postimi në Facebook.

“Unë dhe familja ime të prekur thellė me vërshimet dhe dëmet në Skënderajj ofrojmė një pjesë të shtëpisë tonë në Prishtinë për ndonjë familje nga Skënderaj e cila ka nevojë për strehim si pasojë e vërshimeve”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

UNË DHE FAMILJA IME NË PRISHTINË OFROJMË STREHIM PËR NDONJË FAMILJE NGA SKËNDERAJ!

Së bashku me Gjakovën e Drenasin komuna e Skënderajt ka pasur më së shumti të vrarë gjatë luftës. Atëherë mbaj mend që në Prishtinë i hapnim dyert për të strehuar gra e fëmijë nga frontet e luftës.

Unë dhe familja ime të prekur thellė me vërshimet dhe dëmet në Skënderajj ofrojmė një pjesë të shtëpisë tonë në Prishtinë për ndonjë familje nga Skënderaj e cila ka nevojë për strehim si pasojë e vërshimeve.

Në katin e dytë kemi një dhomë me krevat dyshe, një banjo dhe një minikuzhinë që po besoj mund të akomodoj një çift me dy fëmijë të vegjël. Gjithashtu në katin e parë ku ne jetojmë mund të ndajnë disa hapësira të përbashkëta.

Të interesuarit mund të lajmërohen te shtabi i energjencave në Skënderaj ose të më shkruajnë privatisht në FB.

Nesër jam në vizitë në Mitrovicë, Klinë kurse gjatë vizitës në Skënderaj mund ti koordinojmë detalet.

Ftoj të gjitha institucionet e Kosovës për mobilizim gjithëpërfshirës që ti ndihmojnë financiarisht familjet e goditura nga vërshimet.

Ftoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë:, bizneset, diasporën, estradën, artistët etj që të ju dalin në ndihmë familjeve të goditura nga këto vërshime.

Dy zyrtarët e komunës së Skënderajt, Amir Lushtaku e Alban Berisha që rrezikuan jetën për të shpëtuar një çift të ngujuar nga vërshimet janë heronjtė e ri të Kosovës.

Do ta ringrisim Skënderajn.

TË GJITHË PA DALLIM ME SKËNDERAJN.