Eskalon Ferat Shala: Nuk e lëshoj këtë foltore…

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferat Shala është kapur me udhëheqësen e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci pasi kjo e fundit duke respektuar rregulloren e Kuvendit nuk ia vazhdoi sekondat për të përfunduar fjalimin.

I ashpër ka qenë reagimi i deputetit Shala i cili duke rrahur folurën i thotë se nuk do ta lëshoj pa ia dhënë fjalën.

“Nuk e lëshoj këtë foltore pa ma jep fjalën”, tha ai.

Bogujevci i ka kërkuar që të ketë respekt dhe të mos bëjë atë sjellje.