Merkel: Vladimir Putin është i fiksuar me pavarësinë e Kosovës

Ish-kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, ka dhënë detaje për situatat e ndryshme politike që i ka përjetuar gjatë udhëheqjes së saj 16 vjeçare të shtetit gjerman.

Në paraqitjen e parë pas shkuarjes në pension, Merkel foli për vitin 2008 kur ajo i tha “JO” hyrjes së Ukrainës në NATO dhe kundërshtive të ashpra që kishte atëbotë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Ishin tri ngjarje kryesore atëbotë ku Putin ishte shumë-shumë kritik, e para shpallja e pavarësisë së Kosovës, programi mbrojtës i raketave i presidentit amerikan George Bush, dhe plani veprues për anëtarësimin në NATO të Ukrainës”, njofton Klankosova.tv.

“Krejt këtë zhvillime dramatike i shpjegon shumë mirë shefi i CIA-s Nicholas Burns në librin e tij “The Back Clash”. Burns më 2008 ishte ambasador i SHBA-ve në Moskë”, sqaroi më tej Merkel.