“Po do me bë llugë”, Syla: E di arsyen pse Kurti deklaroi ashtu për Ivanoviqin

Analisti dhe gazetari Valon Syla ka thënë se arsyeja që kryeministri Albin Kurti e ka përkujtuar Oliver Ivanoviqin në pesëvjetorin e vrasjes, është që të krijojë konfuzion politik.

Në emisionin Pressing, Syla ka thënë se Kurti po e luan një lojë të vjetër.

“Unë mendoj që Albin Kurti po e luan një teknike të vjetër të PR, që në gjuhën e vjetër i thonë propagandë, që lidhet me konfuzionin. Qëllimi i Kurtit është ta lëshojë një balonë dhe ne 7 ditë mirremi me të dhe humbemi e s’merremi me shëndetësinë, atë e atë. Ky do të krijojë konfuzion politik. Pikërisht për këtë Albin Kurti e ka gjuajtur këtë balonë, që njerëzit të mos flasin për paaftësinë e tyre politike”, ka thënë Syla.
“Ky po do me bë llugë”, ka thënë ai gjatë emisionin. /GazetaExpress