Imazhet e para të një hoteli futuristik që po ndërtohet aktualisht janë publikuar përpara hapjes së planifikuar në vitin 2024.
Sheybarah Resort ndodhet në një ishull të pabanuar, me hapësirë për 140 të ftuar dhe një staf prej 260 personash për të përmbushur nevojat e tyre.
Vetë hoteli do të përbëhet nga “rruzulla” të vendosura mbi ujë dhe vila buzë detit, të cilat do i lejojnë mysafirët të jenë pranë një mjedisi natyror, ndërsa largohen nga çdo gjë tjetër.
Detaje nga hoteli më futurist në botë – që do të
Sipas zhvilluesve të kompanisë Red Sea Global, rruzullat futuriste do të “notojnë mbi ujë” dhe do të pasqyrojnë detin dhe qiellin, si dhe do të ofrojnë pamje të shkëmbinjve koralorë poshtë vijës ujore.
Detaje nga hoteli më futurist në botë – që do të
Resorti, i vendosur në Arabinë Saudite, synon të jetë miqësor ndaj mjedisit me planet për të gjeneruar të gjithë energjinë e tij përmes një ferme diellore në vend. Uji i pastër do të jetë gjithashtu i disponueshëm, me një impiant shkripëzimi që e kthen ujin e detit në ujë të freskët.
Detaje nga hoteli më futurist në botë – që do të
Mbi të gjitha, resorti do të ofrojë një “përvojë unike spa” me një pishinë dhe pajisje fitnesi, si dhe ambiente rekreative në natyrë, të tilla si një plazh, fusha sportive dhe një qendër zhytjeje për turistët.
Detaje nga hoteli më futurist në botë – që do të
Në Arabinë Saudite ndërkohë, përflitet se po bëhen përpjekje për të ndërtuar një qytet lundures prej 8 miliardë dollarësh, që duket si një breshkë.
Zhvillime të tjera ndërtimi të hoteleve futuristike përfshijnë një hotel me bazë akullnajash në Norvegji, i cili gjithashtu do të hapet në vitin 2024 dhe po ndërtohet si një strukturë efikase që gjeneron energji vetë.
Ndërsa Arabia Saudite përpiqet të stilizohet si një fener përparimi dhe një komb që shikon drejt së ardhmes, vendi ende qeveriset nga një regjim represiv me një histori të tmerrshme për të drejtat e njeriut.
Vitin e kaluar tre burra u dënuan me vdekje sepse nuk braktisën shtëpitë e tyre për t’i hapur rrugë ndryshimeve që do të bëheshin në zonën ku banonin.