Flet Shqipe Pantina, tregon arsyet që kaloi në LDK – ja mesazhi për kryeministrin Kurti

Dialogu, barrikadat, plani franko-gjerman, asociacioni, rritja e çmimeve si dhe debatet mes pozitës dhe opozitës, janë temat kyçe me të cilat i diskutuam me ish-deputeten e VV-së, e cila kaloi kohëve të fundit në LDK, duke u prezantuar si një hap drejt fuqizimit dhe rritjes së mbështetjes për këtë parti.

Pantina kritikat i fillon me gjendjen e krijuar ekonomike nga rritja e çmimeve, të cilat janë të larta dhe nuk po përputhen me pagat që i marrin qytetarët e vendit.

Ndërsa, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ajo thotë që dialogu është në një udhëkryq të paqartë si dhe Qeveria duhet të jap më shumë detaje në lidhje planin franko-gjerman.