Pavarësisht se Kiara nuk i ktheu më përgjigje në letrat që ai i solli dhe i shtyu takimin, Luizi sërish nuk ka ndenjur duar kryq.
I veçuar nga të tjerët, ai mori një letër dhe nisi të shkruante një poezi për Kiarën.
Mes rreshtash ai shkruan: “Kur pashë atë princeshë, i gjithë trupi m’u ngrit peshë!”
Ndërsa Luizi po recitonte një nga vargjet e poezisë që bëri për Kiarën, Olta e ngacmoi duke i thënë: E ke për Tean apo për Kiarën?
Kaq mjaftoi që Luizi t’i rikujtojnte asaj se shumë shpejt do të nisë ‘lufta’ mes tyre: Mbani frymën njerëz, spektakli filloi, po jo të dielën se e kam pushim!
Olta: Okej , mbaje mend dhe këtu jemi e diskutojmë!