Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kërkuar llogari për rastin e hedhjes së pacientit nga Klinika Torakale.
Rastin në fjalë, Haxhiu e ka cilësuar si skandal.
“Pasi shkoi për trajtim në QKUK, pacienti hidhet nga dritarja e Klinikës Torakale dhe fatkeqësisht vdes.Pse?Shkaqet ende mbeten pa u sqaruar. Keqmenaxhimi dhe degradimi i shëndetësisë, po ashtu humbja e jetës së njerzëve, në qendrat tona spitalore është shqetësuese. Për këto raste deri tani nuk ka llogaridhënie”, ka shkruar haxhiu në Facebook, të dielën.
Deputeti opozitar ka kërkuar nga Prokuroria që ta hetojë rastin.
“Për rastin e sotëm Prokuroria duhet të hetojë shkaqet e vdekjes së pacientit. Askush nuk e ka besuar këtë degradim deri në këtë masë. Para pak vitesh Klinka Torakale ishte shembull i profesionalizimit dhe mirë menaxhimit, ndërsa sot është në rubrikën e lajmeve të zeza”, ka thënë ai. /Express