Rruga ‘Xhorxh Bush’ në kryeqytet është hapur për qarkullim të autobusëve, taksive dhe makinave emergjente.
Në fillim të rrugës është vënë tabela që njofton për pjesën ku është shesh dhe pjesën për qarkullim, dy korsitë në anën e skajore janë për qarkullim, derisa ato në mes për këmbësorë.Komuna ka ndarë ty trasetë e kësaj rrugë me vijë të verdhë të pandërprerë, derisa policia po ndalonte makinat private për qarkullim në atë zonë.
Qytetarët që futen me makina private do marrin gjobë deri në 500 euro dhe konfiskim të patentë shoferit për një vit.Kështu ka bërë të ditur për Kallxo.com, drejtori i shërbimeve publike Ilirik Musliu.“Për makina private që futen në atë pjesë ka gjoba deri në 500 euro dhe konfiskim i patentë shoferit për një vit”- është shprehur ai.Sipas komunës, autobusët duhet të lëvizin me 20 km/h në maksimum.
Florian Dushi, drejtori i inspkecionit në komunë tha se në ketë pjesë do punohet ende pasi është një projekt i veçantë që lidhet me sheshin.“Këto dy korsitë që bashkohen me hapësirën ne mes janë për këmbësorë, ajo tash punohet pasi është projekt i veçantë që lidhet me sheshin. Kjo pjesë veçohet, dhe dy krahët e djathtë janë për makina”.Shndërrimi i kësaj rruge në shesh është pjesë e planit të moblilitetit për Prishtinën.