Stresi tha se ka tumor, Reagon për herë të parë ish-gruaja e tij Keisi

Deklaratat e Stresit për ish-bashkëshorten e tij Keisin morën shumë vëmendje javë më parë, sapo hyri në “Big Brother VIP Kosova”, Stresi deklaroi se kërkonte të ribashkohej me Keisin.

Më pas reperi bëri një deklaratë tronditëse kur tha se Keisi ka tumor në tru, ndërkohë për disa javë Keisi nuk kishte reaguar me asnjë postim drejt deklaratave të Stresit, megjithatë me postimin e fundit duket se jep një mesazh shumë të qartë.

“S’kam kohë për urrejtje dhe energji të keqe, e kam mendjen tek paratë”, shkruan Keisi duke treguar kështu se nuk i intereson aspak çfarë flitet për të megjithese Stresi e pret ta takoje.

Se fundmi ne Big Brother Vip hyri nje banore e re kengetare qe quhet Mbresa dhe menjehere Stresi e ka krahasuar me ish gruan e tij Keisin ku i tha se i ngjan ne fizik, ndersa Mbresa tha se nuk e mori aspak per te keq.