Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, ka dënua Serbinë për shkak të ofendimeve që u janë bërë Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Pala serbe u dënua me 50 mijë franga.
Ndeshja e grupit mes Zvicrës dhe Serbisë u shoqërua me shumë telashe, por futbollistët, trajneri dhe gjithë publiku serb kishin në qendër të vëmendjes dy lojtarë: Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.
Ndaj tyre pasuan shumë sjellje të rënda në fushë dhe nga tribunat, ku nuk munguan edhe thirrjet fashiste si “vritni, vritni shqiptarët”.
Kështu, FIFA me të hulumtuar këtë rast, vendosi ta dënojë Serbinë me 50 mijë franga, duke u thirrur në Rregulloren e saj.
“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka vënë dënim ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë me shqiptim gjobe prej 50 mijë franga zvicerane dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (prej 25 për qind) në ndeshjen zyrtare të radhës të kombëtares A. Dënimi vjen si pasojë e shkeljeve të neneve 13 (diskriminimi) dhe 12 (sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA”, thuhet në vendimin e shtëpisë më të madhe të futbollit.
Ky nuk është dënimi i vetëm që është dhënë për Serbinë nga FIFA. Pak ditë pas ndeshjes së parë që zhvilloi ajo në fazën e grupeve kundër Brazilit, FIFA kumtoi se kishte filluar hetimet për shpalosjen e një flamuri, ku shihej territori i Kosovës i mbuluar me ngjyrat serbe – me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim!”
Pavarësisht që u bë virale në të gjitha rrjetet sociale askush nga Federata Serbe nuk foli për këtë çështje duke refuzuar ta komentojë situatën pavarësisht pyetjeve të gazetareve në konference për media.
Një gjobë më të madhe e mori edhe Federata Kroate me 50 mijë franga zvicerane (53 mijë dollarë) pasi tifozët e ekipit abuzuan verbalisht dhe talleshin me portierin kanadez Milan Borjan, i cili ka lidhje familjare serbe.
Sidoqoftë, Federata Serbe pritet të gjobitet edhe shkaku i përzgjedhësit të tyre, i cili shau me nënat shqiptare pas golit të dytë që pësuan në humbjen ndaj Zvicrës.