Bukuroshja shqiptare, Deta Kokomani, po përfaqëson më së miri Shqipërinë në Miss Universe. Së fundmi ajo ka shkëlqyer në fazën e veshjeve me “motive kombëtare” .
Deta u shfaq e veshur me fustanin kuqezi me simbolin e shqiponjës, ndërsa u prezantua në skenë me këngën e Elvana Gjatës.
Kjo fazë e edicionit të 71-të të Miss Universe, e mbajtur në New Orleans, ishte mahnitëse me gati 90 shtete pjesëmarrëse, përfaqësueset e të cilave shkëlqyen me veshje me motive tradicionale.
Deta Kokomani është 21 vjeçe, nga Durrësi. Ajo u shpall “mbretëresha” e bukurisë shqiptare një vit më parë, ndërsa tashmë përfaqëson vendin tonë në Miss Universe.