Një konfrontim brutal në një parking në Angli është shfaqur në rrjetet sociale.
Hajnat përpiqen të fitojnë para në çdo mënyrë të mundshme dhe objektivi i tyre i shpeshtë janë makinat në parkingje të largëta.
Dy hajna janë kapur në flagrancë duke thyer një makinë. Ata ishin të pafat, sepse pronari i makinës ishte një boksier amator.
Gjegjësisht, teksa po tentonin të kapnin CD player-in, u shfaq pronari me shokun e tij. Ata kanë nxjerrë hajnin nga makina dhe e kanë rrahur brutalisht.
Boksieri e goditi me grusht hajnin, më pas përdori CD player-in që kishte nxjerrë dhe e rrahu me gjithë forcën në kokë.