Njëzet e tre vite më parë Kosova po përballej ende me pushtuesin serb. Qindra shtëpitë të djegura, mijëra civilë të vrarë e të zhdukur, gra të dhunuara e luftëtarë që ranë në fushën e betejës.
Lufta dhe qëndresa e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij marsin e vitit 1998 i dha vulën sublime të sakrificës së jetës për liri. 5, 6 dhe 7 marsi i vitit 1998 u mori jetën e 55 anëtarëve të familjes Jashari. Gra, burra, fëmijë e madje edhe foshnje, ranë për të mos vdekur kurrë.
Ishte sakrifica e tyre dhe qindra luftëtarëve të UÇK-së që dhanë jetën për lirinë që ne sot gëzojmë. Pa sakrificën e tyre, ëndrra jonë për një Kosovë të pavarur nuk do të ishte e mundur.
Mirëpo, sot në mesin tonë ka edhe të atillë që nuk e vlerësojnë jetërat që u dhanë për lirinë që gëzojmë. Në një video të publikuar në Tik-tok, një qytetar bën një deklaratë skandaloze.
Ai teksa gëzon jetën në Kosovën e lirë për të cilën luftuan e u flijuan Jasharajt dhe qindra të tjerë – i shanë e nënçmon pikërisht këta njerëz.
Pseudonimi i tij në Tik-Tok është “lata ktu“, raporton Paparaci.
“Jasharajve dhe qatyne që kanë derdh gjak për liri tonë Drencië nonen ju ***”, është deklarata e tij e publikuar në Tik-Tok.