Unë nuk i shmangem të them të vërtetës dhe e gjithë kjo e shqetëson atë [Edward Josephin]”, kishte thënë Vuçiq.
Për këtë deklaratë të presidentit të Serbisë ka reaguar edhe Byroja për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike e Departamentit të Shtetit.
Taktikat e pista, të tilla si ato të përdorura kundër Edward Joseph, nuk kanë vend në shoqëritë demokratike, thuhej në një reagim të Departamentit të Shtetit.
“Zërat e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile promovojnë llogaridhënien dhe transparencën. I vlerësojmë ata që po ndërtojnë një shoqëri të paqes në Ballkanin Perëndimor”, shkruhet në postimin e tyre në Twitter me një foto të të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe Edward Joseph.