Berat Buzhala duket se do të bëhet pjesë e shtëpisë së famshme, “Big Brother Vip Kosova”.
Ky konfirmim erdhi nga vet ai pasi me anë të një statusi në “Facebook” mori një ftesë publike nga Adriatik Kelmendi.
Kelmendi bëri një sondazh ku ka kërkuar nga ndjekësit që të votojnë se a janë pro hyrjes së Beratit në BBVK.
Pasi mori pëlqime të shumta përmes të cilave u konfirmua që ndjekësit dëshirojnë ta shohin Buzhalen në këtë reality-show, ai u përgjigj shkurt:
“Ok, prej javes tjeter”, shkroi ai.
Se a do t’i bashkohet këtij formati, mbetet ta shohim ditëve në vazhdim. /Indeksonline