Ministri Faton Peci është shprehur i bindur se s’ka pasur marrëveshje për lirimin e ish-policit serb, Dajan Pantiq.
Në “Dpt te Fidani”, Peci ka thënë se është i gatshëm t’i fus duart në zjarr se s’ka marrëveshje të tillë.
“Ndash në zjermë, ndash ku të dush se s’ka marrëveshje”, ka thënë Peci.
Sa i përket barrikadave, Peci ka thënë se ato u larguan nga presioni ndërkombëtar.
“Barrikadat u larguan nga negocimi dhe presioni ndërkombëtar…”, tha Ministri Peci.