Serbia e njeh vetëm gjuhën e forcës”, Koloneli amerikan: Katër përgjigje që NATO duhet t’ia japë të Vuçiqit pas agresivitetit në Veri

Koloneli amerikan në pension, Jeffrey H. Fischer, në një shkrim autorial, ia ka prezantuar NATO’s katër propozime që duhet t’i ndërmarrë në raport me Serbinë, pas zhvillimeve të fundit në Veri.

Sipas tij, Serbia e Vuçiq e njohin vetëm gjuhën e forcës, ndërsa kur sheh dobësi ai kënaqet.

“Gjëja e parë që shumëkush e mëson për Serbinë dhe Vuçiqin është se ata e deeskalojnë situatën vetëm kur ballafaqohen me forcën, dhe ai pothuajse gjithmonë kënaqet kur sheh pavendosmëri” shkruan koloneli që ka punuar edhe në Ambasadën e SHBA’së në Kosovë.