Sipas Shalës, kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti mund tëdorëheqjet edhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
Për krejt këto zhvillime, Shala si shkak e sheh formimin e Asociacionit tëKomunave serbe në Kosovë.
“Nëse analizojmë veprimet që nga marrja e mandatit deri tani që po i afrohet 2 vjetorit të (keq)qeverisjes po dëshmon një fakt që kauza e tij e ardhjes si i një lider politik, që po provon të imponohet si shpëtimtar i fatit të Kosovës, ku si kauzë ka tani edhe në qeverisje “Krimi i 20 Viteve” dhe jo vetëm, por ai dështoi të bëhet politikan serioz në raport me partneret dhe miqtë e Kosovës.Duhet t’i vihet në fokus deklarimi i tij në kuvend duke ju referuar në qeverisjen Kurti 1 , që marrëveshja e Washtington-it si një marrëveshje në shtëpi me ngjyra etj.,, si dhe qëndrimi që kjo marrëveshja nuk ka obligime juridike për Kosovën. Pra një deklarim të tillë kundër shtetit kryesor që bazament ka Demokracinë nuk falet në asnjë mënyrë dhe formë, dhe herë dokurdo do të merr faktuarën në formën politike siç pritet të ndodhë tani në procesin e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, ku qeveria Kurti 2 e ka afatin e fundit për ta jetësuar AKS deri në shkurt të 2023 ose do të gjendet në një situatë të një krize të rëndë sociale në qendër të kryeqytetit, duke filluar nga gjitha sindikatat të cilat do të marrin mbështetjen e merituar edhe nga faktori ndërkombëtar në vend”, thotë Shala për “Bota sot”.